Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në një deklaratë për media pas dështimit të seancës konstituive tha se të henen do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Kadrijaj tha se e kanë lëndën dhe të gjitha transkriptet e seancave plenare.
“Për adresimin nevojiten 10 nënshkrime të cilat i kemi. Ne e kemi lëndën, i kemi marrë të gjitha transkriptet e seancave plenare, e kemi bërë kërkesën dhe do të adresohet në Gjykatën Kushtetuese të hënen” tha Kadrijaj raporton “Gazeta Blic”.


