Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, e quajti mbrëmë ‘qelbësirë’ autorin e emisionit ‘Debat Plus’, Ermal Panduri.
AGK-ja këtë gjuhë e ka quajtur të ulët dhe të dëshmshme.
“Në një postim në Facebook, Peci e ka quajtur Pandurin “qelbësirë”, dhe ka ngritur hamendësime për pozicionin e tij ekonomik. AGK-ja konsideron se kjo është një sjellje e ultë dhe e dëmshme nga një zyrtar i lartë publik.AGK-ja e fton zotin Peci që të ofrojë në mënyrë transparente përgjigje për raportimet rreth keqpërdorimeve të pretenduara në Ministrinë që ka udhëhequr në 4 vitet e fundit” thuhet në reagimin e AGK-së raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
AGK-ja dënon gjuhën e ministrit në detyrë, Faton Peci ndaj gazetarit, Ermal Panduri
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e konsideron si të papranueshme dhe e dënon fuqishëm fjalorin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, deputetit Faton
Peci kundër autorit të emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini, Ermal Panduri.
Në një postim në Facebook, Peci e ka quajtur Pandurin “qelbësirë”, dhe ka ngritur hamendësime për pozicionin e tij ekonomik. AGK-ja konsideron se kjo është një sjellje e ultë dhe e dëmshme nga një zyrtar i lartë publik.
AGK-ja e fton zotin Peci që të ofrojë në mënyrë transparente përgjigje për raportimet rreth keqpërdorimeve të pretenduara në Ministrinë që ka udhëhequr në 4 vitet e fundit.
AGK-ja e fton Pecin dhe zyrtarët e tjerë të partisë politike, Vetëvendosje që të heqin dorë nga praktika e sulmeve dhe denigrimit të gazetarëve, për shkak të punës dhe raportimit të tyre.
#agk #media #gazetaret


