Lajme

Gjendet e vdekur në grua në banesën e saj në Mitrovicë, cilësohet si vdekje e dyshimtë

05/09/2025 09:52
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë që thuhet se ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Fan Noli” në Mitrovicë të Jugut.

Referuar raportit 24-orësh të policisë thuhet se viktima është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

“Rr. Fan Noli, Mitrovicë Jug 07.05.2025 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.