Lajme

India raporton sulme ndaj bazave ushtarake, Pakistani mohon çdo rol

05/08/2025 22:47
nga:G B

India ka akuzuar Pakistanin për sulmin ndaj tre bazave të saj ushtarake me dronë dhe raketa, pretendim ky që është mohuar nga Islamabadi.

Ushtria Indiane tha se kishte penguar përpjekjet e Pakistanit për të sulmuar bazat e saj në Jammu dhe Udhampur, në Kashmirin e administruar nga India, dhe Pathankot në shtetin Punjab të Indisë.

Shpërthimet u raportuan të enjten në mbrëmje në qytetin Jammu në Kashmirin e administruar nga India, ndërsa rajoni hyri në errësirë.

Ministri i mbrojtjes i Pakistanit i tha BBC-së se ata nuk ishin pas sulmit.