Lajme

Begaj takon Koordinatoren Speciale të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri

05/08/2025 19:36
nga:G B

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë të ditur se ka takuar Koordinatoren Speciale të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Begaj tha se prestigji dhe besueshmëria e misioneve vëzhguese ndërkombëtare për zgjedhjet, sipas tij, japin siguri për një proces transparent dhe me standarde.

“Prita sot Koordinatoren Speciale të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri, znj. Farah Karimi. Prestigji dhe besueshmëria e misioneve vëzhguese ndërkombëtare për zgjedhjet japin siguri për një proces transparent dhe me standarde”, ka shkruar Begaj.