Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, ka shprehur shqetësimin lidhur me deklaratat e Dimal Bashës lidhur me gazetarin e RSF Pavol Sazlai, pasi ky i fundit ka folur për mediat në Kosovë lidhur me gjendjen e rënduar të lirisë së mediave dhe gjetjet e raportit vjetor të RSF-së, raporton GazetaBlic.
Basha i është referuar Szalait si “hungarez” dhe i ka kërkuar të merret me problemet në “shtetin e tij”.
Në reagim thuhet se kjo deklaratë erdhi pas renditjes së Kosovës në vendin e 99-të në Indeksin e Lirisë së Shtypit të RSF-së.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga deri në të cilën anëtarët e partisë në pushtet të Kosovës, Vetëvendosje, janë të gatshëm të shkojnë – më së fundi pretendimet e rreme të deputetit Dimal Basha për origjinën e @pavolszalai nga @RSF_inter — pas renditjes së Kosovës në vendin e 99-të në Indeksin e Lirisë së Shtypit të RSF-së”, shkruhet në njoftim.
We are deeply disturbed by the lengths to which members of Kosovo’s ruling party, Vetevendosje, are willing to go — most recently MP Dimal Basha’s false claims about the origin of @pavolszalai from @RSF_inter — following Kosovo’s ranking of 99th in the RSF Press Freedom Index. pic.twitter.com/3I6MmZ7pDC
— European Centre for Press and Media Freedom (@ECPMF) May 8, 2025


