Lajme

Merz: Anëtarët e BE të rrisin shpenzimet për mbrojtjen

05/08/2025 08:12
nga:Sh R

Në ditën e parë në detyrë, Friedrich Merz udhëton për në Paris dhe Varshavë. Në Francë, ai pritet si një mik i vjetër.

Kancelari gjerman Friedrich Merz vizitoi Parisin të mërkurën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Merzi u takua me Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili e priti ngrohtësisht në Pallatin Elysee.

Gjatë vizitës së tij të parë në Paris, Kancelari i ri gjerman njoftoi rritje të bashkëpunimit me Francën në politikën e mbrojtjes. Janë planifikuar masa të përbashkëta për të forcuar më tej aftësitë e sigurisë dhe mbrojtjes së Evropës, deklaroi Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin francez Macron në Pallatin Elysee.

Sipas kancelarit, ndër të tjera, Këshilli i Mbrojtjes Gjermano-Francez do të forcohet dhe bashkëpunimi dypalësh në armatim do të thellohet. Merz theksoi gjithashtu se të gjitha shtetet anëtare të BE duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.