Lajme

Kasolli: Partia në pushtet nuk ka interes që ta konstituojë Kuvendin

05/07/2025 19:50
nga:G B

Analisti politik, Afrim Kasolli, ka thënë se partia në pushtet nuk po ka interes që ta konstituojë Kuvendit, pas tentativës së dymbëdhjetë të dështuar për konstituim.

Kasolli në emisionin “Gazeta” ka thënë se kemi një qeveri po e vazhdon punën jashtë kontrollit demokratik.

“Nëse i marrim parasysh disa deklarime konstante të partisë në pushtet shihet se ata nuk kanë interes për ta konstituar Kuvendin sepse veprime e tyre politike unë nuk i marrë të shkëputura nga deklarimet konstante që kanë bërë, kemi pasur rastin disa herë të Kurtit, i cili ka thënë se qeveria është në funksion dhe po i kryen detyrat e saj”, ka thënë Kasolli.