Lajme

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 3 policë

05/07/2025 19:40
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”.

Policia bën të ditur se automjeti me drejtuesin  A. S., është përplasur me automjetin me drejtuesin tjetër B. M.(oficer policie), raporton A2CNN.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre të dëmtuarit oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.