Sporti

Matthijs de Ligt nuk do të luajë nesër ndaj Athletic Bilbao

05/07/2025 18:23
nga:Mergim Rreci

Matthijs de Ligt, do të mungojë ndjeshëm në ndeshjet e ardhshme të Manchester United , duke filluar me ndeshjen kundër Athletic Bilbaos, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League.

Mbrojtësi holandez është lënduar dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër baskëve, megjithëse klubi ka konfirmuar se ai ka të ngjarë të shërohet dhe të luajë përsëri këtë sezon.

“Nuk është një situatë serioze dhe kjo është ana pozitive. Ai nuk mund të luajë nesër [të enjten] dhe nuk do të luajë as të dielën kundër West Ham, por pas kësaj do ta vlerësojmë ditë pas dite”, shpjegoi Amorim në deklaratën para ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/