Lajme

Vuçiq arrin në Moskë

05/07/2025 17:22
nga:G B

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në Moskë më 7 maj, sipas pamjeve të publikuara nga televizioni shtetëror rus.

Udhëheqësi serb do të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq.

Avioni i tij, gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit rus më 7 maj, u ndal fillimisht në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, njofton Radiotelevizioni i Serbisë, duke iu referuar agjencisë Tanjug.

Sipas RTS-së, avioni me të cilin po udhëtonte Vuçiqi, më pas ka vazhduar fluturimin drejt Moskës.

Sipas Kremlinit, më 9 maj është paraparë një takim dypalësh ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raportoi RTS./Rel