Sporti

Dukagjini dhe Prishtina i ndajnë pikët në Klinë, Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74

05/07/2025 16:52
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Në Klinë, Dukagjini dhe Prishtina kanë barazuar me shifrat 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por nuk e gjetën dot rrugën drejt golit, duke mbetur të rrezikuara për një largim të mundshëm nga elita me pozitat momentale që kanë.

Fitore ka siguruar skuadra e Suharekës, e cila mposhti Feronikeli ’74 me rezultat 1 me 3. Kjo fitore jep pak shpresë dhe e mban ende lojë këtë skuadër për mbetje në elitë.

/GazetaBlic Sport/