Lajme

Disa ditë para zgjedhjeve, arrestohet kandidati për deputet në Shqipëri pasi u kap me drogë

05/07/2025 16:35
nga:G B

Kandidati i Nismës “Shqipëria Bëhet” në Shëipëri, është arrestuar nga policia e Sarandës.

Siç raporton Top Channel, mësohet se në pranga ka rënë Ergys Isufi, pasi është kapur me drogë në xhep.

Bazuar në informacionet e para, Isufi ka tentuar të arratiset, por është neutralizuar nga policia.

Aktualisht shërbimet e policisë së Sarandës janë duke zhvilluar kontroll në banesën e tij.