Skuadra e Gjilanit ka anuluar sot stërvitjet pas rastit të futbollistit Oltion Billali.
GazetaBlic Sport mëson se Gjilani ka anuluar stërvitjen e së mërkurës pas lëndimit të rëndë që ka pësuar futbollisti i tyre Oltion Bialli dje në sfidën ndaj Malishevës.
Futbollistët janë të shokuar dhe në gjendje jo të mirë emocionale, prandaj stafi teknik ka dhënë ditë të lirë.
Disa nga bashkëlojtarët e Oltionit po vazhdojnë të qëndrojbë në spital, në pritje të çdo lajmi për të.


