Lajme

Përleshje mes disa personave në Strellc të Epërm të Deçanit

05/07/2025 11:33
nga:Sh R

Një përleshje ka ndodhur mes disa personave mëngjesin e sotëm në fshatin Strellc i Epërm të Komunës së Deçanit.

Policia e Kosovës  ka thënë se përleshja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Ndërkohë, rasti nga Prokuroria në Pejë është cilësuar “vrasje në tentativë”.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, Lumturije Vuçetaj.