Lajme

Haradinaj: Jam i hapur për konsulta me LDK – Unë angazhohem për qeverinë e opozitës

05/07/2025 10:14
nga:Sh R

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpriturn propozimin e kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut për formimin e një qeverie të tranzicionit, por tha se ai vetë angazhohet për “Qeveri të opozitës”.

Haradinaj tha se ka pranuar ftesën për takim konsultues, teksa tha se ftesa e Abdixhikut s’është e keqe.

“Unë angazhohem për qeveri të opozitës. Jam i hapur për konsulta në këtë rast me LDK’në, PDK’në, në këtë rast me partitë e opozitës”, tha Haradinaj.

Para se të falsë Haradinaj, një deputet i AAK-së kritikoi propozimin e kreut të LDK-së. Fjala është për Bekë Berishën.