Lajme

Zyrtarët e LVV-së me nga dy paga?- Jakaj: Nga 19 prilli jashtëligjshëm po i ushtrojnë nga dy poste

05/06/2025 22:37
nga:G B

Naim Jakaj në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” tha se deputetët e betuar që ishin në krye të ministrive përkatëse, nga 19 prilli jashtëligjshëm po i ushtrojnë nga dy poste.

“Në konferencë atë ditë kur është miratu raporti për komisionin për verifikim të mandateve dolëm në konferencë e dërguam një format të dorëheqjes se qysh duhet me thanë, sepse prej momentit të betimit nuk guxon me ushtru një funksion tjetër. Nuk është punë e madhe me shkru një kallëzim penal”, tha ai.

Ai përmendi edhe mospajtimet brenda LDK për të mos e dërguar kallëzimin penal.