Lajme

Refuzimi i Abdixhikut, Gërvalla: Mesazhi i tij ishte “vetëm bashkë me PDK-në”

05/06/2025 17:59
nga:G B

Deputetja e Guxo, Donika Gërvalla, ka reaguar pas refuzimit të LDK-së për koalicion, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Abdixhiku sot dha mesazh se nuk bën qeveri pa PDK-në.

“Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në!

Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”.

Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm.