Lajme

Ish deputeti i VV-së: Marrëzi e llojit të vet – VV  e fton drejt të ardhmes, Abdixhiku merakoset për PDK-në e AAK-në

05/06/2025 17:12
nga:G B

Enver Dugolli, ish deputet i VV-së, ka thënë se duket se Abdixhiku ka pranë vetes një mësues të keq, që nuk e lë të ecë përpara, raporton Gazeta Blic.

Kjo pasi, sipas tij, VV po e fton për bashkëpunim drejt të ardhmes, ndërsa ai po merakoset për PDK-në e AAK-në.

“Të refuzosh ftesën e LV-së dhe të dalësh me propozim për një qeveri teknike apo tranzicionale, një “Frankenshtajn politik”, 26 vjet pas luftës, është, për të thënë më së buti, një marrëzi e llojit të vetë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Ky Lumiri po duket sikur ka pranë vetes një “mësues të keq” që nuk e lë të ecë përpara. Edhe kur Lëvizja Vetëvendosje e fton të ecim bashkë drejt së ardhmes, ai merakoset për PDK-në dhe AAK-në sepse hallin e ka se mos po mbesin prapa!

Të refuzosh ftesën e LV-së dhe të dalësh me propozim për një qeveri teknike apo tranzicionale, një “Frankenshtajn politik”, 26 vjet pas luftës, është, për të thënë më së buti, një marrëzi e llojit të vetë!

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka fituar mbi 42% të votave, dhe këtë fakt nuk mund ta ktheni mbrapa. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më mirë do të jetë për ty Lumir, dhe për të gjithë të tjerët qe ende nuk po munden ta kuptojnë dhe pranojnë.