Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka reaguar pas propozimit të Abdixhikut për një qeveri të tranzicionit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se LDK ka dalë e treta në zgjedhje dhe se humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit.
Postimi i tij i plotë:
LDK ka dalur e treta në zgjedhjet e 9 shkurtit me 20 deputetë. Ajo duhet të rritet për 20% që ta mbërrijë PDK-në (24 deputetë) e cila është sa gjysma e fituesit të zgjedhjeve LVV (48 deputetë). Humbësi nuk i dërgon ftesa fituesit. Prandaj edhe vetëm Ramush Haradinaj i është përgjigjur Lumir Abdixhikut.


