Dimal Basha, deputet i VV-së, ka thënë se Abdixhikut i kanë zgjatur dorën e bashkëpunimit, por ai s’do pa PDK-në e AAK-në, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ai mund të vazhdojë me ta por jo edhe VV, pasi një gjë e tillë është e pamundur dhe e papranueshme.
Postimi i tij i plotë:
Ne i ofrojmë, hajde vazhdojmë bashkë me një qeveri stabile me 76 deputetë, ky thotë, “jaaa s’mundem pa PDK-në e AAK-në!”
Kryeministri e zgjati dorën e bashkëpunimit, dhe Lumiri zgjedhi me refuzu! Ai po propozon të vjetrën me e mbajtë ende gjallë. Ajo është e pamundur, por edhe e papranueshme.
Ti vazhdo me ta, ne jo!
VVazhdojmë!


