Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas refuzimit që ky subjekt politik i bëri ftesës për bashkëpunim nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Hoti thekson se ‘nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit’
“JO! LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet. Nuk mund askush të flasë për vullnetin e elektoratit tonë. Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit” shkruan Hoti në reagimin e tij raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
JO!
LDK e ka të qartë vullnetin e elektoratit të vet. Nuk mund askush të flasë për vullnetin e elektoratit tonë.
Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit.
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!


