Lajme

Refuzimi i Abdixhikut/ Rrustemi i VV-së ironizon me propozimin për qeveri tranzicioni: LDK e ka të pamundur të jetojë pa PDK-në

05/06/2025 15:48
nga:G B

Adnan Rrustemi, deputeti i VV-së, ka thënë se LDK nuk mund të jetojë pa PDK-në, raporton Gazeta Blic.

Ai ka ironizuar me propozimin e Abdixhikut për qeveri të tranzicionit, teksa ka thënë se LDK është e kapur në të katër anët.

Postimi i tij i plotë:

Kot se kot. E pamundur që LDK të jetojë pa PDK-në. Ani Qeveri tranzicioni, nga vendi i tretë kundër partisë së parë që e vetme ka fituar pothuajse sa të tria bashkë.

LDK është e kapur nga të katër anët. Nga oligarkët që e kanë financuar e ia shkruajnë statuset e ia trasojnë qëndrimet e deri tek PDK pa të cilën nuk po mundet.