Lajme

Haradinaj pranon propozimin e Abdixhikut për takim

05/06/2025 14:51
nga:Sh R

Kryetari i LDK-së, pasi ka mbledhur kryesinë e partisë së tij, ka dalë me një qëndrim në lidhje me letrën e Albin Kurtit me të cilën e ftoi Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion bashkëqeverisës.

Ai ka theksuar se për të dalë nga bllokada aktuale politike, LDK-ja propozon nisjen e një procesi të ri politik, fillimisht me takime konstative mes të gjitha partive shqiptare në vend.

Ramush Haradinaj ka pranuar propozimin e Lumir Abdixhikut për takim.