Muhamed Flugaj qytetar nga Prishtina, është ankuar për shërbimin që mori në një lokal në Prishtinë, raporton GazetaBlic.
Flugaj dy ditë më parë kishte porositur ushqim në My Shavarma – Prishtinë, ku aty nuk mori shërbimin që duhej i cili në pamjet që ka publikuar shihet mishi jo i pjekur mirë, ku shton se ky ushqim rrezikon shëndetin e qytetarëve.
Ai u bën thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa urgjente ndaj këtij rasti dhe të shtojnë kontrollet në gastronomi.
Postimi i plotë:
🛑 Rrezik për shëndetin nga restoranti MyShaëarma – Prishtinë!
Dje (04/05/2025), rreth ores 22:42, porosita ushqim nga ky restorant, po ky subjekt kish hap sherbim t’ri, ma prunen mishin me pjek vet !!!
Kerkoj nga institucionet pergjegjese të ndermarrin masa urgjente ndaj ketij rasti dhe të shtojne kontrollet në gastronomi, sepse raste te tilla jane bere te shpeshta dhe krejtesisht te papranueshme!
Ankesa u dergu edhe ne AUVK, te shohim reagimin.


