Lajme

Lumir Abdixhiku përkujton Fehmi Aganin në 26-vjetorin e vrasjes: Një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare

05/06/2025 09:38
nga:Sh R

Në përvjetorin e 26-të të vrasjes së intelektualit dhe veprimtarit të shquar shqiptar, Prof. Fehmi Agani, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kujtuar me nderim figurën dhe veprën e tij, duke e cilësuar si një nga shtyllat kryesore të rezistencës paqësore të Kosovës.

“Më 6 maj të vitit 1999, Kosova humbi njërin nga veprimtarët e mëdhenj – Prof. Fehmi Aganin, intelektualin e urtë, politologun vizionar, sociologun dhe atdhetarin e paepur,” deklaroi Abdixhiku në një mesazh përkujtimor.

Ai theksoi se vrasja e Aganit nga forcat serbe përbën një plagë të thellë për Kosovën, duke thënë se ishte një atentat ndaj mendjes, urtësisë dhe një prej shtyllave ideologjike të lëvizjes sonë kombëtare.