Lajme

I gjen dy granata dore gjersa ishte duke e rrënuar shtëpinë në Han të Elezit

05/06/2025 08:53
nga:Sh R

Dy granata dore, të pashpërthyera janë gjetur të hënën në Han të Elezit.

Sipas policisë, ato i ka gjetur një person në një qese plastike gjersa ishte duke e rrënuar shtëpinë.

“Njësia për deminim e FSK-së ka ndalur dhe ka bërë tërheqjen e granatave në mënyrë të sigurt”, bën të ditur policia.