Sporti

Inter – Barcelona, formacionet e mundshme

05/06/2025 08:27
nga:Mergim Rreci

Interi dhe Barcelona përballen sonte në ndeshjen kthyese gjysmëfinale.

Të dy skuadrat kërkojnë një vend në finalen e madhe, atje ku pritet spektakël dhe rivalitet deri në sekondat e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me shifrat 3 me 3, rezultat ky që lë gjithçka të hapur për ndeshjen kthyese.

Ndeshja do të luhet në një “Giuseppe Meazza” të mbushur me 75 mijë tifozë – përfshirë edhe 4.200 katalanas në sektorin e miqve.

Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Inter (3-5-2): Sommer (GK) — Bisseck, Acerbi, Bastoni — Dumfries, Calhanoglu, Mkhitaryan, Barella, Dimarco — Martinez, Thuram

Barcelona (4-2-3-1): Szczesny (GK) — Garcia, Araujo, Cubarsi, Martinez — Pedri, De Jong — Lamine Yamal, Olmo, Raphinha — Ferran

/GazetaBlic Sport/