Lajme

Letra e Kurtit për Abdixhikun/ Astrit Haraqija: Edhe kur ftesa mund të duket si kurth, ne mendojmë me mendjen e shtetndërtuesit

05/05/2025 17:22
nga:G B

Ish ministri i kulturës, Astrit Haraqija, ka reaguar pas letrës së Kurtit ndaj Abdixhikut, për një marrëveshje politike për bashkëqeverisje, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe kur janë sharë e ofenduar, s’janë përgjigjur me inat pasi kanë pasur dashni për shtetin.

“Edhe kur ftesa mund të duket si kurth, ne mendojmë me mendjen e shtetndërtuesit – jo me ndjenjën e momentit. LDK-ja nuk i frikësohet përgjegjësisë – sepse gjithmonë ka qenë në anën e shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Edhe kur na kanë sharë e ofenduar për funksion, ne s’jemi përgjigjur me inat – sepse kemi dashni për shtetin.

Edhe kur ftesa mund të duket si kurth, ne mendojmë me mendjen e shtetndërtuesit – jo me ndjenjën e momentit.

LDK-ja është dashni.

Është përgjegjësi.

Është themel i këtij shteti që është ndërtuar me mund, me sakrificë e me gjak.

Koha është ari.

Dhe koha kërkon mençuri, maturi dhe vizion.

LDK-ja nuk i frikësohet përgjegjësisë – sepse gjithmonë ka qenë në anën e shtetit.