Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës!
Kështu bënë të ditur presidentja e vendit Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë shtetërore në këtë shtet mbretëror, transmeton klankosova.tv.
”Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës!
Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona.
Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”.


