Lajme

Vetëm 500€ për një armë? – flasin nga poligoni që e reklamuan

05/05/2025 15:15
nga:G B

Një billboard i vendosur në një nga rrugët kryesore të qytetit të Pejës ka shkaktuar reagime dhe tension mes qytetarëve.

Kjo pasi në të është reklamuar hapur një armë zjarri me çmim prej 499 eurosh, së bashku me detaje shtesë për fishekët.

Kompania që qëndron pas billboard-it, ka folur për emisionin “ Kosova Today” në Klan Kosova duke theksuar se armët që reklamojnë nuk janë të destinuara për luftë.

“Ne nuk shesim armë lufte, por armë për sport dhe rekreacion”, tha ai.