Sporti

Lautaro pritet të jetë gati për ndeshjen e kthimit me Barcelonën

05/05/2025 11:56
nga:Lorik J

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, është në rrugën e duhur për t’u rikuperuar mrekullisht nga dëmtimi i tij dhe për t’u përballur me Barcelonën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje.

Lajmi vjen nga faqja e parë e “Gazzetta dello Sport” të hënën. Nerazzurrët dhe Barca barazuan në mënyrë spektakolare 3:3 në ndeshjen e parë në tokën spanjolle.

Para pushimit në Montjuic, Lautaro kishte vështirësi në lëvizje në fushë dhe u zëvendësua nga Mehdi Taremi. Interi më vonë konfirmoi se argjentinasi kishte pësuar një dëmtim të muskulit dhe gjendja e tij do të rishikohej çdo ditë.

Lautaro është stërvitur dy herë në ditët e fundit dhe mezi pret të kthehet në kohë. Lautaro do të ketë një tjetër mundësi për t’u stërvitur me ekipin para gjysmëfinales.

/GazetaBlic Sport