Lajme

Gjashtë vetura të përfshira në dy aksidentet në Vragoli, disa të lënduar

05/04/2025 20:12
nga:G B

Në dy aksidentet e sotme që ndodhën në Vragoli të Fushë Kosovës janë të përfshira gjashtë vetura.

Detaje ka dhënë Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

I njëjti tha se në njërin prej aksidenteve janë të përfshira dy vetura, ndërsa në tjetrin janë të përfshira katër vetura.

Krasniqi shtoi se ende saktë nuk dihet numri i të lënduarve, por kanë lëndime të lehta trupore.