Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Liqenin e Batllavës

05/04/2025 16:23
nga:G B

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e gruas në Liqenin e Batllavës, raporton Gazeta Blic.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Gazeta Blic se viktima është 45 vjeç dhe se policia dhe prokuroria po e hetojnë vdekjen e saj.

“Sot rreth orës 12:15, është pranuar informata për një trup të pajetë, në liqenin e Batllavës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, femër, rreth 45 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon punën për ndriçimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci./Gazeta Blic/