Sporti

Ezgjan Alioski në histori, bëhet shqiptari i parë që fiton AFC Champions League!

05/04/2025 14:31
nga:Lorik J

Ezgjan Alioski ka hyrë në historinë e futbollit tonë duke u bërë lojtari i parë shqiptar që fiton trofeun më të rëndësishëm të klubeve në kontinentin aziatik, AFC Champions League.

Në finalen e madhe, Al Ahli i Arabisë Saudite mposhti me rezultat të pastër 2:0 ekipin japonez Kawasaki Frontale, duke e ngritur për herë të parë këtë trofe në histori. Golat për kampionët u realizuan nga Galeno (35’) dhe Franck Kessié (42’).

Ashtu si në gjysmëfinalen e fituar 3:1 ndaj gjigantëve të Al Hilal, Ezgjan Alioski ishte titullar edhe në finale dhe zhvilloi një 90-minutësh shumë pozitiv, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në fushë. Kontributi i tij i pandalshëm në krah, eksperienca dhe vendosmëria e bënë protagonist në suksesin historik të Al Ahlit.