Lajme

Muharremi: Disa politikanë, për interesat e veta, po mbajnë peng zhvillimin e vendit

05/04/2025 11:09
nga:Genita C

Analisti Shenoll Muharremi ka theksuar se Kosova është në një moment kritik, ku institucionet, demokracia, dhe ekonomia po përjetojnë sfida të mëdha, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se disa politikanë po mbajnë peng zhvillimin e vendit për interesat e tyre personale, duke sjellë pasoja për qytetarët dhe duke e përkeqësuar gjendjen ekonomike.

Sipas Muharremit, vendi ka humbur drejtimin dhe është në rrezik të degradojë, ndërsa liria e fjalës dhe funksionimi i shtetit janë në kërcënim.

Ai paralajmëron se nëse nuk ndërmerren veprime të shpejta, Kosova mund të paguajë çmimin më të lartë për këtë situatë.