Lajme

Dedaj për situatën në Kuvend- Kjo që po ndodh është sulm brutal mbi shtetin dhe Republikën e Kosovës nga LVV-ja!

05/03/2025 14:23
nga:Y I

Ish-ambasadori i Kosovës në RMV, Gjergj Dedaj, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend.

Dedaj tha se ‘maskarada e LVV dhe patericave të sajë, me lojën, cirkusin dhe sjelljet antikushtetuese dhe joligjore, në seancat komike të Kuvendit të Kosovës, po shpërfaqin mungesën ekstreme të përgjegjësisë qytetare’

Ai tha se kjo që po ndodh është sulm brutal mbi shtetin dhe Republikën e Kosovës nga LVV.

Reagimi i plotë:

Maskarada e LVV dhe demolimi i Kosovës!

Krimi dhe neostalinizmi nuk kalojnë!

Maskarada e LVV dhe patericave të sajë, me lojën, cirkusin dhe sjelljet antikushtetuese dhe joligjore, në seancat komike të Kuvendit të Kosovës, po shpërfaqin mungesën ekstreme të përgjegjësisë qytetare dhe ky është krim dhe sulm brutal mbi shtetin dhe Republikën e Kosovës nga LVV!

Me këto sjellje infantile dhe adoleshente, po dëmtohet imazhi i Kosovës , po demolohet dhe sulmohet e ardhmja dhe stabiliteti i Kosovës,po rrezikohet përspektiva europiane dhe integrimi euroatlantik, të cilen gjë mund t’a bëjë vetem një çmenduri politike e papergjegjëshme dhe me agjenda të dyshimta për zhbërjen e Republikës së Kosovës!

Fakti se LVV po shifet se nuk i ka votat e mjaftuara as për Kuvend dhe me gjasë as për Qeveri, kjo lëvizje neostaliniste, po i mbanë peng institucionet e Kosovës, duke shkelur Kushtetuten, Ligjin dhe voten e lirë të qytetarëve të Kosovës!