Lajme

Zgjedhet kryetari i Sindikatës së Policisë gjashtë muaj para afatit të përcaktuar

05/03/2025 13:34
nga:Sh R

Sindikata e Policisë së Kosovës zgjodhi kryetarin e ri pas gati plot një viti, që kur u shkarkua Imer Zeqiri.

Sindikata thirri për Kuvend zgjedhor, gjashtë muaj para afatit të përcaktuar, meqë zgjedhja e fundit ishte bërë në nëntor të vitit 2021.

Avdi Hoti u zgjedh kryetari i ri i Sindikatës së Policisë së Kosovës.