Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, është i ftuari i radhës në ‘Blic Interview’.
Kërçeli thotë se ka disa deputet të opozitës të cilët në disa prononcime janë deklaruar që janë të gatshëm të dalin nga kjo situatë që është krijuar, por ai mendon se është një presion mbi këta deputet që të mos votojnë.
“Ka disa deputet të opozitës të cilët në disa prononcime individuale janë deklaruar që janë të gatshëm të dalin nga kjo situatë, dhe mendojmë se është një presion mbi deputetët e partive për të mos votuar”, tha ai.
Sa i përket votimit të fshehtë, Kërçeli thotë se ka qenë një propozim spontan dhe nuk ka qenë i paramenduar më herët.
Ai thotë se ideja e këtij propozimi ishtë që deputetët të ndihen më të lirë dhe të votojnë sipas mendimit të tyre.
“Kjo ka qenë një propzim spontan, nuk ka qenë e paramenduar votimi i fshehtë, nuk ka pas ndonjë marrëveshje ose ndonjë tentim për pazarë sepse është vendos shumë pak minuta para se të hyhet që seancë dhe ndoshta aty të ndihen deputetët e lirë dhe të votojnë sipas mendimit të tyre, kjo ka qenë ideja”, theksoi ai.
Gjithashtu ai thotë se mos pjesëmarrja në votim mund të jetë më shumë shkelje kushtetuese sesa ideja e votimit të fshehtë.
“Është një vendim i Gjykatës Kushtetuese, një aktgjykimi me të cilin e lejon pika 124 dhe 125, e lejon votimin e fshehtë dhe kjo ndoshta do të ishte një zgjidhje për të dalë nga ky ngërc politik. Mos pjesëmarrja në votim mund mund të jetë më shumë shkelje kushtetuese sesa ideja e votimit të fshehtë” tha ai për Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.


