Një vrasje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Gjuhadol të qytetit të Shkodrës.
Një turist i huaj, dyshohet amerikan, ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka plagosur edhe veten, raporton Top Channel.
Sipas policisë, turisti ndodhej në gjendje të dehur kur ka kryer aktin e rëndë.


