Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, tha se skuadra ia doli mbanë me shumë sukses stuhisë në San Mames në 20 minutat e para të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Europa League kundër Athletic Bilbaos.
“20 minutat e para ishin të vështira, tifozët ishin shumë të zhurmshëm dhe intensiteti ishte i lartë. Bëmë disa gabime dhe dukeshim pak nervozë në disa momente gjatë 20 minutave të para. Mendoj se djemtë hynë në lojë shumë mirë, ia dolëm mbanë stuhisë dhe e dinim se do të kishim shanset tona dhe ishim vërtet klinikë në pjesën e parë. Rezultati nuk do të thotë që jemi kualifikuar në finale ende, do të jemi të përqendruar, gati për Old Trafford”, tha Maguire.
“Fitorja është më e rëndësishme, ishte një pjesë e parë klinike, një pjesë e dytë profesionale. Në fund është një fitore e shkëlqyer, por kemi një tjetër ndeshje të madhe javën tjetër.”
“I gjithë presioni është mbi ne tani, të gjithë presin që ne të kualifikohemi për në finale, kështu që të enjten e ardhshme duhet të jemi të sigurt. Do të përgatitemi siç bëmë për këtë ndeshje, dhe nëse e bëjmë këtë, i japim vetes një shans të shkëlqyer për të shkuar në finale. Ishte një natë e shkëlqyer për ne, jemi me një këmbë në finale, por ende nuk ka mbaruar”, shtoi Maguire.
/GazetaBlic Sport

