Lajme

Lama: Do të ishte e rëndësishme të dihet nga Krasniqi nëse propozimi për votim të fshehtë është diskutuar sot me Kurtin

05/01/2025 22:43
nga:Genita C

Ish deputetja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me takimin e Albin Kurtit me Memli Krasniqin ka thënë se do të ishte e rëndësishme të dihet nga i pari i PDK-së nëse propozimi për votim të fshehtë është diskutuar sot me Kurtin.

Ajo shton se kjo do të ishte e rëndësishme dhe në interes të publikut të bëhet publike nga Krasniqi.

“Do të ishte shumë e rëndësishme të dimë nga Krasniqi dhe ai besoj që duhet për interes të publikut ta bëjë publike nëse ky propozimi për të kaluar në votim të fshehtë është diskutuar sot në takim me Kurtin”, tha Lama.