Analisti politik, Dardan Sejdiu ka folur rreth sjelljes së subjekteve politike në Kosovë.
Sipas tij, ata dinë vetëm një gjë, e që Sejdiu thotë se është të “përleshen” me njëri-tjetrin.
“Këta nuk janë të interesuar të përballen me problemet reale të këtij vendi, këta janë të interesuar të përballen vetëm me një çështje, veç me një, me u përla me njëri-tjetrin. Këta janë Reality TV, këta e kanë kuptu”, tha ai në “DPT te Fidani”.
Tutje, ai flet se për çfarë ka nevojë politika kosovare.
“Unë besoj që në këtë vend, kurrë më shumë nevojë për një shkundje politike, nuk ka pasë, kurrë. Sepse rehatia që e kanë këto subjekte, mënyra e të menduarit, edhe ju ka kalu afati, rrallë ndokush sillet si i pjekur në dhomë. Sa më shpejt që e heqim Serbinë nga vokabularit politik, ma lehtë ecim përpara”, u shpreh ai.


