Lajme

Muharremi pas bllokadës në Kuvend- Zgjedhjet janë zgjidhje!

05/01/2025 17:31
nga:Y I

Pas bllokadës së krijuar në Kuvend për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ka reaguar njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shenoll Muharremi.

Muharremi thotë se në këto momente ‘zgjedhjet janë zgjidhje’.

“Pas takimit sot mes Krasniqit dhe Kurtit ku nuk kishte asnjë ndryshime nga partia më e madhe, tash ka edhe më shumë indikatorë që nuk ka vullnet politik një zgjidhje apo marrëveshje politike. Këta njerëz nuk dëshirojnë me bashkëpunu me askënd. E as nuk janë në gjendje me i kriju institucionet. Kjo nënkupton që duhet me shku në zgjedhje të reja, mos me humbë kohë më shumë. Kur nuk ka asnjë zgjidhje tjera, pse duhet me u zvarritë puna kaq gjatë? Nuk ka logjikë kjo. Zgjedhjet janë zgjidhje” shkruan Muharremi raporton “Gazeta Blic”.

Ai tutje tha se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të dalë tashmë nga ‘zona e komfordit’.

“LDK ka me pas një rol me rëndësi në zgjedhje e ardhshme dhe duhet me dalë nga ‘zona e komfordit’. Nuk duhet me vazhdu me thënë “nuk bashkëpunoj me këtë, nuk bashkëpunoj me atë” se nuk ka logjikë kjo. LDK është parti me rëndësi dhe duhet me luajt një rol aktiv dhe më qëndror. DUHET me qenë bashkëpunuese dhe e hapur për partneritet strategjike për ndryshime pozitive. Sidomos nëse ky bashkëpunim e sjellë (a) rritjen e partisë; (b) e vendosë partinë në qeveri, pozita kryesore; dhe (c) e mundëson ndryshimin e paradigmës ekonomike në Kosovë” shkruan ai.

Reagimi i plotë: