Kushdo që fiton Ligën e Evropës kualifikohet për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve: përtej prestigjit që mund të sjellë një titull evropian, motivimi kryesor i Manchester United në gjysmëfinale kundër Athletic Club (ndeshja e parë është sonte në Bilbao) me siguri do të jetë ky, duke pasur parasysh vendin e trishtueshëm të 14-të të Djajve të Kuq në Premier League.
“Do të ishte shumë e rëndësishme të hynim në Ligën e Kampionëve”, tha sulmuesi Alejandro Garnacho për Sky Sports.
“Është një fazë e rëndësishme për të gjitha ekipet dhe të gjithë lojtarët, por nuk do të jetë një sezon i shkëlqyer për ne edhe nëse fitojmë Europa League, sepse luajtëm keq në ligë. Por padyshim që do ta ndihmonte klubin, dhe ne gjithashtu, të fitonim një trofe dhe të ishim në Ligën e Kampionëve. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë.”
Ai shtoi: ” Sezonin e kaluar fituam Kupën FA, tani jemi në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Por, në fund të fundit, titujt më të rëndësishëm janë Premier Liga dhe Liga e Kampionëve , kështu që duam të luftojmë për to”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


