Lajme

Time Kadrijaj: Duke e pa që s’i kanë votat, janë lidhur me emrin e Albulena Haxhiut, s’bëhemi pjesë e lojërave të tilla politike

05/01/2025 11:14
nga:Sh R

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se përmes Albulena Haxhiut, Lëvizja Vetëvendosje po e mban peng vendin.

Ajo tha se meqenëse nuk i kanë votat, LVV-ja po këmbëngul në të njëjtën kandidate.

“Këta duke e pa që nuk i kanë votat, nuk po i sigurojnë votat, janë lidhur me emrin e Albulena Haxhiut dhe tash Kosova duhet të mbetet peng i Albulena Haxhiut”, tha Kadrijaj.

Ajo tha se “asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e lojërave të tilla”.