Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së, ka thënë se është e papranueshme që të bëhet një votim i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Në një paraqitje për media, ajo ka thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Kosovës.
Bajrami thotë se po shihet që po shkojmë drejtë procesit të zgjedhjeve, ku LVV dëshiron ta bëjë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
“Përpos dështimit sot u bë një shkelje tjetër pasi nuk bën të ndryshohet mënyra e votimit. S’ka ndodhur asnjherë të ndryshohet procesi asnjherë pasi ka nisur ai proces. Më vjen keq që kuvendi dhe institucionet nuk po konstituohen. Ne vend se sot të flasim për problemet e qytetarëve, sot flasim për një emer, për Albulena Haxhiun. Po shihet së po shkojme drejt procesit të zgjedhjeve por duhet ta dinë qytetarët se kjo po ndodhë sepse partia fituese që i ka 48 ulese në kuvend e ka një problem të vetem, Albulena Haxhiun. Duan të shkojnë në zgjedhje që ta bëjnë Albulena Haxhiun kryetare të kuvendit por jo m votat e LDK”, tha ajo raporton GazetaBlic.


