Lajme

Mungoi seancën e kaluar, Kraki i LVV-së: Është koha e provimeve si mësimdhënës më është dasht të kthehem

05/01/2025 10:11
nga:Sh R

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes VetëVendosje (LVV), Nezir Kraki është deklaruar sot para mediave, i cili në seancën e kaluar nuk ishte prezent.

I pyetur nëse kishtë diçka konktrete lidhur me mungesën e tij ditën të cilën nuk ishte prezent ai u shpreh se për shkak të angazhimeve si mësimdhënës e kishe të pamundur të ishte të martën në seancë.

“Nuk ka arsye filozofike pse kam munguar normal si mësimdhënës pasi është koha e provimeve mu dasht me u kthy edhe me i përmbyll disa gjana, gjana normale. Nuk ka diqka jam pjesë e grupit, grupi është shumë kompakt”, ka thënë Kraki.