Lajme

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, dyshohet se kanosi me jetë dy policë

05/01/2025 09:02
nga:Sh R

Një grua është arrestuar pasi dyshohet që në shenjë revolte për njoftimin e gjobës në komunikacion ka kanosur me jetë dy zyrtarë policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë rasti ka ndodhur të mërkurën në Fushë-Kosovë, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që, në shenjë të revoltës për njoftimin e gjobës në komunikacion, kishte kanosur me jetë dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.