Lajme

Vazhdon seanca – sot tentativa e nëntë për konstituim të Kuvendit

05/01/2025 07:14
nga:G B

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00, në tentativën e nëntë për konstituim, raporton Gazeta Blic.

Albulena Haxhiu, vazhdon të jetë propozim i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare Kuvendi.

Por, paraprakisht do të takohen kreu i VV, Albin Kurti dhe kreu i PDK, Memli Krasniqi, lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Ndërsa LDK e ka refuzuar ftesën për takim.